Turqia dëbon shtetasin e Maqedonisë së Veriut të robëruar në Siri

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë pjesëtarë i Shtetit Islamik, është dëbuar nga Turqia në vendlindje, kumtoi Ministria turke e Punëve të Brendshme.

Ai ka qenë i robëruar në Siri, si pjesëtarë i SHI-së.

Qeveria në Ankara paralajmëroi se do të vazhdojë të kthejë pjesëtarë të robëruar të SHI-së në vendet e tyre amë edhe krahas kundërshtimit të disa shteteve evropiane, transmeton agjencia Anadolia.

Sipas të dhënave të MPB-së turke, vitin e kaluar nga Turqia janë dëbuar 780 pjesëtarë të SHI-së në vendet e tyre.

 

 

SHKARKO APP