Turqia do të dërgojë 13 tonë lule për homazhet për Mbretëreshën Elizabeth

Kompania ajrore “Turkish Airlines” do të transportojë 13 tonë lule, të cilat do të përdoren në homazhe për mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II, njoftoi kompania.

“Avionët do të transportojnë mbi 500 000 buqeta të porositura nga luleshitës britanikë dhe dërgesa e fundit pritet të mbërrijë të premten”, njoftoi sot një zëdhënës i kompanisë.

“Fillimisht, Britania e Madhe kërkoi 18 tonë lule, por prodhuesit turq ishin në gjendje të siguronin vetëm 13 tonë lule për shkak të kërkesës së lartë diku tjetër, dhe ndikimeve sezonale”, shtoi zyrtari i “Turkish Airlines”.

“Prodhuesit në qytetet mesdhetare Antalia dhe Isparta kanë patur një rritje rekord prej 90% të kërkesës pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator”, sipas të dhënave.

Në funeralin shtetëror të planifikuar për 19 shtator në Londër, ku do të marrin pjesë liderë boterorë, Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

SHKARKO APP