Turqia godet “Twitter”: Nuk do të lejojmë kurrë fashizmin digjital. Kompanitë që reklamojnë në këto tri platforma, do të gjobiten

Turqia ka goditur të martën platformat sociale, Twitter, Pinterest dhe Periscope me ndalesa reklamimi, pasi kanë dështuar të ndjekin hapin e Facebook-ut për të emëruar një të dërguar lokal, të angazhuar për fshirje të postimeve të diskutueshme, bazuar në ligjin e ri kontravers.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut i konsiderojnë rregullat e reja si pjesë të tentativave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të kontrolluar mediat dhe për të shtypur kundërshtarët.

Mosrepektimi i ligjit të ri mund të rrezikojë të ardhmen e Twitterit në Turqi, vend të cilin kjo platformë sociale e konsideron në mesin e tri vendeve kryesore në botë – bashkë me Kinën dhe Rusinë – që kërkon largimin e postimeve.

Rregullat e reja u kërkojnë rrjeteve sociale me më shumë se 1 milion përdorues brenda ditës, që të emërojnë një të dërguar për të fshirë përmbajtjen ofenduese brenda 48 orëve.

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës në Turqi, Fatih Sayan, ka thënë se kompanitë që reklamojnë në këto tri platforma, do të gjobiten.
Ankaraja “është e vendosur të bëjë gjithçka për të mbrojtur të dhënat, privatësinë dhe të drejtat e njerëzve tanë”, ka thënë Sayan.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë fashizmin digjital dhe shkeljen e ligjit që të dominojë Turqinë”, ka thënë ai.

Facebook ka thënë të hënën se do të emërojë një të dërguar, mirëpo e ka theksuar “sa e rëndësishme është për platformën tonë të veprojë në vendet ku përdoruesit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për liri të shprehjes”.

SHKARKO APP