Turqia hyri në “zonën e zjarrit”! Greqia i bën sytë katër, ndjekja hap pas hapi në det
Mëngjesin e sotëm anija turke “Oruc Reis” përshkallëzoi më tej sfidën e Ankarasë kundër Athinës duke u afruar në një distancë edhe më të shkurtër, 8-9 milje nga Kastellorizo. Por aty po e prisnin forcat e armatosura greke, të gatshme për gjithçka.
Mediat greke kanë publikuar edhe fotot e momentit kur “Oruc Reis” u afrua mjaft afër Kastellorizo, por prania e anijeve greke ishte e fortë për të mbrojtur territorin e tyre.
Të gjitha lëvizjet e “Oruc Reis” monitorohen nga afër në cdo moment nga Forcat e Armatosura greke. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë në pikën e tyre më të nxehtë. /Abcnews.al