Turqia kujton grushtin e dështuar të shtetit një vit më parë
Qeveria turke ka përkujtuar sot përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar nga një fraksion në ushtri.
Kryeministri Binali Yildirim vizitoi sot në Stamboll varret e personave që u vranë natën e 15 korrikut.
Që nga grushti i shtetit, Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke i dhënë një pushtet të gjerë përmes një referendumi që zgjeron autoritetin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Më shumë se 50 000 persona janë arrestuar si kundërshtarë të dyshuar politik dhe mbështetës të grushtit të shtetit.
Qeveria ka fajësuar klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, një ish-aleat i Erdoganit, për organizimin e përpjekjes së grushtit të shtetit, i cili i ka mohuar akuzat.
Ngjarjet përkujtimore do të kulmojnë me shfaqjen e presidentit, Erdogan i cili do të mbajë një fjalim në parlament në fillim të 16 korrikut.
KOHA JONË SONDAZH

