FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia kundër SHBA: Armatimi i kurdëve është i rrezikshëm

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu u shpreh të mërkurën kundër dërgimit të armëve nga SHBA-ja për kurdët në Siri, duke thënë se ky hap ishte shumë i rrezikshëm.

“Këto masa janë shumë të rrezikshme nga pikëpamja e unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, deklaroi ai.

Sipas tij, këto armë mund të përdoren jo vetëm kundër Turqisë, por edhe kundër gjithë njerëzimit.  Pentagoni njoftoi sot se kishte filluar livrimin e armëve për Njësinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), një aleancë arabe-kurde që lufton Shtetin Islam në Siri. Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi më 8 maj, ushtrinë amerikane të pajisë aleatët e saj kurdë sirianë me armë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të siguruar një fitore kundër organizatës së Shtetit Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?