FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia lë pas Spanjën, tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë

Sipas raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Turqia ka lënë pas Spanjën dhe është tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë…. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të enjten në mbrëmje se Turqia ka lënë pas Spanjën dhe është tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë.

Në kthim nga vizitat zyrtare në Singapor e Vietnam, shtete të Azisë Juglindore, shefi i qeverisë turke iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm në avionion kryeministror. “Sipas raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Turqia ka lënë pas Spanjën dhe është tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë”, nënvizoi ai. Kryeministri Yildirim rikujtoi se çështjet dhe zhvillimet ekonomike do të jenë në krye të agjendës gjatë muajve në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?