FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia liron shtatë gazetarë

Një gjykatë në Turqi ka lënë të lirë shtatë nga 17 pjesëtarë të stafit të gazetës opozitare “Cumhuriyet”, ndërkohë që gjyqi ndaj tyre vazhdon.

Shtatë gazetarët e liruar duhet të paraqiten rregullisht para autoriteteve deri në seancën e radhës, më 11 shtator.

Gazetarët dhe disa menaxherë u arrestuan nën akuzat se kanë ndihmuar një organizatë terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër personash të tjerë mbeten ende në qeli. Urdhërarreste janë lëshuar edhe për dy pjesëtarë të tjerë të stafit të gazetës opozitare, që janë larguar nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarët thonë se akuzat ndaj tyre janë politike. Sidoqoftë, nëse në përfundim të gjykimit të akuzuarit do të shpallen fajtorë, ata përballen me dënime që shkojnë deri në 43 vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?