Turqia në BE në shkëmbim që Suedia të jetë në NATO, Komisioni Evropian hedh poshtë kërkesën e Erdogan

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për anëtarësimin e Turqisë në BE, kjo në shkëmbim të miratimit të Ankarasë për lejimin e Suedisë në NATO.

Erdogan bëri një paralelizëm të drejtpërdrejtë midis aplikimit të Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, të cilën vendi i tij vazhdon ta bllokojë, dhe kandidaturës së Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, e cila ka qenë e ngrirë që nga viti 2018.

“Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret në derën e Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Unë po i bëj këtë thirrje këtyre vendeve që e kanë mbajtur Turqinë të presë para portave të Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet”, tha Erdogan më herët.

SHKARKO APP