Turqia: Në Detin e Zi, rezerva gazi natyror për 45 vjet!

Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme, deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Yildirim.

“Rezervat e gazit natyror të Detit të Zi tani vlerësohen në 540 miliardë metra kub.

Është fat i madh. Deti i Zi është në gjendje të mbulojë nevojat botërore të gazit për 45 viteve të ardhshme”, është shprehur Yildirim për mediat vednase. Ankaraja i ka maksimalisht në vëmendje rezervat e gazit dhe thotë se fusha e Sakaryasë pranë Detit të Zi, ishte një prej zbulimeve më të mëdha në këtë drejtim. Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez njoftoi se Turqia planifikon të fillojë prodhimin e gazit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Autoritetet turke po shpresojnë që prodhimi fillestar i gazit të mbërrijë në 10 milionë metër kub në ditëm por brenda tre apo katër vitesh të shkojë në 40 milionë. Verën e 2020-tës, kërkimet për gaz të palës turke ne Mesdheun lindor që Athina e konsideron si “zonë ekskluzive ekonomike” të Greqisë, shkaktuan tensione të forta mes dy vendeve të cilat ngjallën deri edhe frikën e një konflikti ushtarak.

Në 2021-shin, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi edhe një herë se kërkimet për naftë në këtë zonë do të vazhdojnë, por për momentin me sa duket fokusi i është spostuar në rajonin e Detit të Zi.

SHKARKO APP