Turqia: Në sulmin në Siri u përdor gaz sarin

Ministri turk i Shëndetësisë thotë se rezultatet e analizave të viktimave të sulmit kimik në Siri konfirmojnë se është përdorur gaz sarin

Recep Akdag tha të martën se analizat e kampioneve të urinës nga viktimat janë prekur nga agjentët nervorë.  Deklaratat u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve turke Anadolu

Javën e fundit Turqia kreu autopsinë mbi trupat e tre viktimave të sulmit kimik të cilat ishin dërguar në Turqi nga Siria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e OBSH-së dhe Organizatës për ndalimin e armëve kimike morën pjesë në autopsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi në provincen Khan Sheikhoun shkaktoi 89 të vdekur. Në përgjigje SHBA lëshoi 59 raketa në bazën ajrore siriane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mbërriti në Moskë dhe nesër pritet të takohet me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.  Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se Moska zyrtarisht do të kërkojë një hetim ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?