Turqia nis hetimin për Galatasaray
Hetimi në lidhje me hapjen e “Posterit Rocky” nga tifozët e Galatasaray në Turqi është bërë lajm edhe në faqet e Tabloidit britanik “The guradian”.
Turqia ka nisur një hetim për klubin e futbollit Galatasaray pasi tifozët në derbin me Fenerbahçen mbajtën një imazh gjigant të Silvester Stalone dhe një slogan që mbështetësit e qeverisë thanë se ngjallën fjalët e një kleriku në mërgim të akuzuar për përpjekjeje grushtshteti vitin e kaluar.
Gjatë ndeshjes me Fenerbahçen në Stamboll të dielën, tifozët shfaqën një poster të Stalone në filmin “Rocky” me fjalët: “Ata duken të mëdhenj, sepse ju jeni në gjunjë, ngrihuni!”.
Një gazetë pro-qeveritare shkroi se posteri kishte fjalët e Fethullah Gylenit, klerikut me bazë në SHBA që besohet gjerësisht në Turqi se ka orkestruar përpjekjen për grushtin e shtetit vitin e kaluar, i cili mbylli ligjeratën e përjavshme me një poemë të titulluar “Ngrihu Sakarya”, duke iu referuar një krahine në Turqi.
Reuters raporton se kryeministri Binali Yıldırım ka urdhëruar një hetim mbi incidentin.
Galatasaray i përshkroi akuzat si “patetike” dhe “Ne do të përdorim të gjitha të drejtat tona ligjore kundër çdo personi apo llogari të mediave sociale”, citojnë përfaqësues të klubit të futbollit.
Gazeta britanike “The Guardian” ndër të tjera shkruan se dhjetëra mijëra njerëz në Turqi janë larguar nga puna ose janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me lëvizjen Gylen. Kritikët thonë se spastrimet kanë shkuar përtej autorëve për të shtypur të gjitha format e mospajtimit kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Modeli i shtypjes së mediave të kundërshtarëve është përsëritur shpesh në Turqi në muajt që nga përpjekja e grushtit të shtetit. Mediat pro-qeveritare, të cilat tani përbëjnë shumicën e madhe të shtypit lokal dhe kombëtar të vendit, shpesh kanë luajtur rolin e nxitësit, me fushatat mediatike shpesh të ndjekura nga hapja e hetimeve të reja.
Theguardian.com
KOHA JONË SONDAZH

