Turqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të fuqishme godasin vendin
Bota E Premte, 26 Qershor 2020 09:50
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave turke, tërmeti u regjistrua në orën 7 e 21 me kohën lokale.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Ditën e djeshme vendi u godit nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter.
Në muajin janar Turqia u “shkund” nga një tërmet i fuqishëm, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra ndërtesa u shkatërruan.