Turqia nuk gjen qetësi. Sërish lëkundje të forta tërmeti

Turqia e goditur rëndë nga tërmeti tragjik i 3 javëve më parë, nuk po gjen ende qetësi. Një tërmet i ri 5.2 sipas shkallës Rihter ka ndodhur atje mesditën e sotme.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, i cili ende po lufton për të shëruar plagët nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti i ri është shënuar 18 km nga Emirgazi dhe ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi e Siri ka kaluar 50,000.

SHKARKO APP