Turqia prodhon tankun e ri (VIDEO)
Autoritetet turke të industrisë së mbrojtjes kanë ftuar për pjesëmarrje në tenderin për prodhimin në seri të tankut “ALTAY” edhe kompanitë “BMC” e “FNSS”, krahas asaj “Otokar” që ishte njoftuar më herët.
Në fazë të parë, tenderi me pjesëmarrjen e 3 kompanive turke të sipërcituara parashikon prodhimin e 250 tankeve dhe shuma përfundimtare pritet të arrijë në pak më tepër se 10 miliardë dollarë.
Turqia planifikon që në total të prodhojë 1.000 tanke kombëtare të quajtur “ALTAY”, i cili është një tank beteje i gjeneratës së tretë dhe produkt i një dizajni autentik turk.
“ALTAY” është gjithashtu një tank i përsosur në kuadër të projektit të platformës tokësore më të madhe të Turqisë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=aYtLzC_1w1g” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

