Turqia shënon viktimën e parë me COVID-19
Bota E Mërkurë, 18 Mars 2020 09:44
Edhe Turqia ka shënuar viktimën e parë me koronavirus. Lajmi u konfirmua të martën në mbrëmje nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Në luftën tonë, sot humbëm një pacient,” u tha ministri gazetarëve.
Ai tha se pacienti ishte një burre 89-vjeçar që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.
Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19 të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 98.