Turqia tronditet sërish nga një tërmet i fuqishëm
Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur sërish Turqinë. Kësaj herë epiqendra ka qënë në qytetin e Izmirit. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për persona të lënduar apo dëme materiale por lëkundjet kanë qënë të forta dhe është ndjerë edhe në qytetet përreth. Ndërkohë që njerëzit në panik kanë dalë menjëherë jashtë banesave të tyre. Disa javë më parë, më 24 janar Turqia u trondit sërish nga një tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi provincën Elazig, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur. Ndërkohë vetë ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu disa ditë më pas deklaroi se prisnin një tjetër lëkundje që do të kapte që do të kapte magnitudën e 7.5 të shkallës Rihter.