Twitter pranon ofertën nga Elon Musk

Bordi i Twitter ka rënë dakord për të pranuar ofertën e blerjes prej 44 miliardë dollarësh nga miliarderi Elon Musk, për të marrë kontrollin e një prej kompanive më të mëdha të rrjeteve sociale.

Ai ka sugjeruar një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive false. Firma fillimisht e kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla si dhe kompanisë së hapësirës SpaceX.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?