Tymuese e flamuj grekë, qytetarët dalin në protestë në Selanik, janë kundër masave anti-COVID (VIDEO)

Anëtarët e Lëvizjes Nacionaliste në Selanik të Greqisë, kanë dalë në protest kundër masave anti-COVID, shkruajnë mediat greke.

Me fmauj grekë në duar e duke hedhur tymuese, ata deklaruan se detyrimi për çdo procedurë mjekësore është antikushtetuese, duke shtuar se vaksinimi ndaj COVID 19, bëhet për të përdorur qytetarët sipas tyre, si “kafsha eksperimentale”.

Shumë prej të pranishmëve nuk i respektuan masat mbrojtëse, madje shumë nga ata, nuk mbanin maskë mbrojtëse.

Në të njëjtën kohë, një nga kërkesat e tyre, ishte që nuk ishin dakord që testet anti-COVID t’i paguanin vetë.

Sakaq, kjo lëvizje, ka protestuar edhe më herët, kunër vënies së statujës së Aleksandrit të Madh në frontin bregdetar të Selanikut.

THESSTODAY.GR - Καπνογόνο στη διαμαρτυρία αρνητών των μέτρων του κορωνοϊού

SHKARKO APP