U arrestua nga policia amerikane, flet nga qelia këngëtari shqiptar

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur shqiptar Arjan Korkaj u arrestua në SHBA me pretendimin se i ka dhënë makinës në gjendje të dehur.

Në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, këngëtari ka rrëfyer sesi i ka kaluar ditët e tij në burg, si e kanë
trajtuar atje, e shumë detaje të tjera lidhur me arrestimin e bërë.Pak ditë më parë u publikua lajmi se jeni ndaluar nga policia amerikane.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Në momentin që jeni ndaluar, a kishit pirë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësisht ndodhi ajo që s’do e dëshironte askush, më ndaluan ngaqë devijova nga vijat e bardha se po i bëja tekst një organizatori, mikut tim, kryetarit të “Vatrës” këtu në Tempa, zotit
Tasim Ruko, për një bashkëpunim për festat që do vijnë, dhe Policia më ndaloi për devijim nga vizat e bardha. Mendonin se kisha pirë, por
absolutisht s’kisha pirë pije alkoolike, dhe kuptohet që kur s’di dhe anglishten s’do shumë të ndodhë keqkuptimi, më vunë prangat dhe me pak fjalë brenda në Polici.
Çfarë ndodh nëse analizat dalin që ju keni qenë i dehur, sa
dënoheni?
Analizat që bëra dalin mbas disa javësh, dhe jam më se i sigurt që do dalin të pastra. Nëse do dinin që kam pirë, pa diskutim që të marrin
patentën, plus dënimi financiar dhe edukimi i detyruar nga organet shtetërore.
Si ju kanë trajtuar në ambientet e paraburgimit?
E vërteta është se këtu s’ka kush je e çfarë bën, dhe një aktori të njohur që sollën mbrëmë njësoj iu sollën, thjesht, ke bërë gabim, do
mësosh të sillesh.
A keni pasur diskriminime për faktin se jeni shqiptar?
Jo, absolutisht, njeri je, si të gjithë, por fatkeqësisht edhe këtu s’kemi lënë mbresa dhe emër të mirë.
Si janë kushtet në paraburgimin ku ndodheni?
Kur të fusin brenda je brenda, s’je më jashtë, kuptohet që kushtet s’janë më të mirat.
A mbani telefon në qeli?
Telefon jo, s’të lënë, por ke të drejtë të marrësh në telefon këtu brendapërbrenda. Telefonin tim e hap ndonjëherë kur ma japin, por
qëndron në linjë se është i hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?