U arrestua pasi raportoi për Wuhanin, BE kërkon lirimin e gazetares kineze

Bashkimi Evropian bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit.

Zhang Zhan është dënuar të hënën me katër vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për “provokimin e telasheve” – një akuzë kjo që shpesh ngrihet kundër aktivistëve në Kinë. Në një deklaratë të lëshuar të martën, BE-ja shprehu shqetësimin e saj në rritje për “kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të qasjes në informacion, për frikësimin dhe mbikëqyrjen e gazetarëve, si dhe për ndalimet, gjykimet dhe dënimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të intelektualëve në Kinë”.

Po sipas deklaratës, burime “të besueshme” kanë thënë se Zhang është torturuar në burg.
Zhang, e cila është arrestuar në maj, është një prej disa gazetarëve që janë përballur me probleme, për shkak të raportimit për situatën në Vuhan – qytetin e parë kinez ku ka shpërthyer koronavirusi. Zhang, 37 vjeçe, ka qenë në grevë urie disa muaj dhe avokatët e saj thonë se gjendja e saj shëndetësore është e dobët. Gazetarja është arrestuar edhe në vitin 2019, pasi ka shprehur mbështetje për aktivistët pro demokracisë në Hong Kong.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?