U bë i famshëm se u martua me gjarprin, vdes nga kafshimi i kobrës
Një njeri që u bë i njohur për aftësitë e tij për të trajtuar gjarpërinjt ka humbur jetën pasi u kafshua nga një kobra.
Abu Zarin Hussin, një zjarrfikës u bë i famshëm në tabloidet britanike që e identifikuan gabimisht si një tajlandez që u martua me gjarprin e tij, të cilin e konsideronte si kafshë shtëpiake.
Husin ka trajnuar zjarrfikësit e tjerë që të dinë si të veprojnë kur përballen me gjarpërinj.
Jeta e tij mori fund kur u kafshua nga një kobra të hënën gjatë një operacioni për të kapur gjarpërinjtë.
Sipas mediave lokale, 33-vjecari që jetonte në Pahang i kishte mësuar kolegët e tij si të identifikojnë lloje të ndryshme gjarpërinjsh dhe mënyra si ti kapin pa patur nevojë që ti vrasin.
Gjithashtu mori pjesë në programin ‘Asia’s Got Talent’ ku guxoi të puthej me një gjarpër.

KOHA JONË SONDAZH

