U birësua nga vëllai i vrasësit serial që i vrau nënën

Heather Robinson u birësua kur ishte foshnje pasi nëna e saj biologjike u vra.

Prindërit që e rritën ishin të dashur me të dhe Robinson ishte e lumtur që u rrit në Illinois.

Por pas kësaj lumturie fshihej diçka e tmerrshme.

Bota e Heather dhe prindërve të saj u rrënua kur në vitin 2000 mësuan se John Robinson,  njeriu që ajo e quante xhaxha ishte vrasës serial.

Në listën e viktimave të tij ishte edhe nëna e Heather. Lisa Stasi ishte 19-vjeçe kur u vra nga John dhe trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Ajo ishte 15-vjeçe kur xhaxhai i saj u arrestua në vitin 2000 në fermën e tij në Kansas, kur policia zbuloi kufomat e disa grave në fuçi.

Dy vite më vonë, ai u akuzua për vrasjet e 3 grave të tjera përfshirë edhe nënën e Heather.

John u dënua për vrasjen e 8 grave dhe aktualisht është dënuar me burgim të përjetshëm.

Për Heather dhe prindërit e saj birësues, jeta ndryshoi përgjithmonë.

Çifti nuk e dinte se nëna e vajzës që ata rritën ishin vrarë.

Ata ishin përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të kishin një fëmijë, kur John i dërgoi vëllait të tij një foshnje 4 muajshe duke i thënë se nëna e saj kishte vrarë veten.

Vrasësi serial falsifikoi dokumentet e birësimit dhe ia dha foshnjën e quajtur Tiffany të vëllait dhe kunatës së tij.

Çifti e pagëzoi vajën me emrin e ri Heather Tiffany Robinson.

Hetuesit zbuluan më vonë se John, i martuar dhe babai i 4 fëmijëve, takoi Stasin në vitin 1985 në një strehë për gratë.

Ai u prezantua si John Osborne dhe tha asaj se ndihmonte gratë e abuzuara duke i ofruar 19-vjeçares dhe vajzës së saj të mitur një vend të ri për të jetuar në Çikago, ku Stasi mund punonte dhe Tiffany të merrte kujdes shëndetësor.

Por Stasi u zhduk dhe nuk u gjet më kurrë. Familjarët e saj denoncuan zhdukjen dhe pasi nuk u gjetën menduan se të dyja kishin vdekur.

Heather hodhi xhaxhain e saj në gjyq, duke fituar 5 miliardë dollarë nga John në mënyrë që të siguronte se ai nuk do dilte asnjëherë nga burgu.

Tani Heather është e martuar dhe iu është përkushtuar gjetjes së eshtrave të nënës së saj.

SHKARKO APP