U bllokuan nga koronavirusi, turistët jetuan një muaj në shpellë

Teksa pandemia ka mbyllur miliona njerëz në shtëpi, 6 turistë janë detyruar të strehohen në një shpellë në Indi.

Sipas autoriteteve, 4 burra dhe 2 gra nga Franca, SHBA, Ukraina, Turqia dhe Nepali, strehoheshin në një shpellë pranë Rishikek në shtetin Uttarkhan, në veri të Indisë që prej 24 marsit.

Ata kishin qëndruar më herët në një hotel në Muni Ki Reti, por më pas iu kishin mbaruar paratë dhe ishin detyruar të futeshin në shpellë.

Autoritetet njoftuan se tashmë ata janë dërguar në karantinë, në Sëarg Ashram ku do të qëndrojnë për 14 ditë edhe pse nuk kanë shfaqur asnjë simptomë nga koronavirusi.

SHKARKO APP