U gjet i varur në qeli, ja çfarë i tha miliarderi pedofil rojes së burgut pak para vdekjes

Miliarderi pedofil Jeffrey Epstein i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Manhatanit, raportojnë mediat amerikane.

66-vjeçari, do të dilte në në gjyq vitin e ardhshëm për akuzat e abuzimit seksual të dhjetëra vajzave të mitura në New York dhe Florida.

Ndonëse dyshimet e para të policisë lidhen me pistën e vetëvarjes, një tjetër detaj ka dalë në dritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Daily mail’ raporton se Jeffrey Epstein u tha rojeve dhe të burgosurve se dikush u përpoq ta vriste disa javë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të muaj më parë, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat.

Miliarderi 66-vjeçar doli në një gjykatë të Neë York ku deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzave se drejtonte një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale.

Sipas akt-padisë, Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?