U helmua një muaj më parë, opozitari rus Navalny poston foto nga spitali: Marr frymë vetë
Opozitari rus Alexei Navalny, i cili pak ditë më parë doli nga koma, ka postuar një foto në Instagram nga spitali Charité në Berlin. Sic e shohim dhe nga fotoja kritiku më i madh i Putin ndodhet në gjendje të mirë dhe i rrethuar nga familjarët.
“Më mungoni të gjithë shumë”-iu drejtua ndjekësve të tij, duke iu thënë se ditën e djeshme arrite të merrte frymë vetë pa asnjë lloj ndihme.
“Akoma nuk mund të bëj shumë gjëra por marr frymë vetë”- shkruan ai.
Disa ditë më parë spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate se 44-vjeçari “ka dalë nga koma e induktuar”.
Gjermania ka thënë se Navalny është helmuar muajin e kaluar në Siberi me agjent nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok.
Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht në avion, teksa ishte ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.
Aeroplani udetyrua të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohej në spital. Pas spitalit siberian, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.