U kap duke u arratisur, shqiptari i jep përgjigjen epike policisë: Bëra dy hapa t’më qarkullonte gjaku
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi kishte thyer masën e arrestit të dhënë ndaj tij nga gjykata e Bolonjas.
Medit italiane bëjnë me dije se 42 vjeçari është kapur në një park larg shtëpisë së tij, në tentativë për tu larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi kishte marrë masën “arrest shtëpie”.
Pasi u shoqërua në komisariat nga një patrullë policore, i pyetur nga policia italiane përgjigja e shqiptarit ka qenë epike.
‘Bëra nja dy hapa në park që të qarkullonte gjaku sa më mirë sepse shtëpinë e kam të vogël dhe nuk eci shumë’, është justifikuar 42-vjeçari duke shtuar se aty pranë ndodhej një park dhe shkoi për të marrë ajër të pastër.
Por justifikimi i dhënë nuk e ka shpëtuar atë nga një tjetër arrestim. I arrestuar më parë për shitje droge, pasi u kap në tentativë duke ikur, ai është lënë sërish në arrest shtëpie nga drejtësia italiane.