U kap mat duke u puthur me sekretaren, reagon ministri: Jam penduar!

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka reaguar pas fotografive ku shihet duke u puthur me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Sipas mediave të huaja, ai është shprehur se është penduar për veprimin që ka bërë dhe për rregullat që ka thyer, por megjithatë nuk i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij.

Matt, ka pranuar se ka shkelur rregullat e distancës sociale, por nuk i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij, Martha Hoyer Millr, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh.

Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social për këto rrethana. I kam zhgënjyer njerëzit, jam shumë i penduar. Mbetem i përqendruar në objektivin për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë e familjes time dhe timen, në këtë çështje personale”, ka thënë ai.

Ministri 42-vjeçar ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërkohë që një gjë e tillë është kërkuar nga opozita.

Sipas mediave të huaja, sekretaren me të cilën është kapur në momente intime e kishte e emëruar në detyrë para më shumë se një viti.

Coladangelo, u përshkrua nga mediat si një grua multimilionere, pasi ishte drejtuesja e një kompanie të njohur mode në Britani, të themeluar nga bashkëshorti i saj.

SHKARKO APP