U kapën me kokainë në hotel, dy shqiptarët fundosin edhe pronarin italian

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë ditën e sotme në La Serra e Ivreas pasi u kapën me drogë.

Dy të rinjtë shfrytzonin dhomën e tyre të hotelit, në të cilën ishin futur pa u regjistruar.

Pas dyshimeve të ngritura gjatë hetimeve, autoritetet fqinje në kontrollin e ushtruar në dhomën e tyre të hotelit konfiskuan një sasi të papërcaktuar kokaine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy shqiptarët, njëri 30 dhe tjetri 21 vjeç, pas arrestimit, bënë që policia të kapë mat edhe pronarin e hotelit në Itali, sipas të cilëve ishte biznes i paligjshëm. Ai tashmë është në procedim penal për dhënien në të zezë të banesës më qira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?