U kthye nga pensioni të ndihmonte të tjerët, vdes nga virusi “kryemjeku”

Një mjek i shumë vlerësuar dhe tejet i “apasionuar” pas punës, ishte kthyer nga pensioni për të ndihmuar në kolegët e tij në Mbretërinë e Bashkuar të luftonin koronavirusin, por fatkeqësisht, ka ndërruar jetë edhe vetë prej sëmundjes.

Dr Alfa Saadu vdiq të martën dhe djali i tij Dani tha në një postim në mediat sociale se i ati kishte luftuar me Covid-19 për dy javë. Vdekja e 68-vjeçarit shton pyetjet nëse personeli i NHS ( sistemi shëndetësor britanik) në vijën e parë kundër koronavirusit, i ka pajisjet mbrojtëse personale (PPE) që i nevojiten për t`u ruajtur nga infektimi.

I biri tha për HuffPost në Mbretërinë e Bashkuar se Saadu ” ishte shumë pasionant, e bënte c`ishte e mundur për të shpëtuar jetë njerezish”.

“Sa i përmendje ilaçet, fytyra i ndriçonte. Ai punoi për NHS për gati 40 vjet në spitale të ndryshme në të gjithë Londrën. Edhe pasi doli në pension, po punonte me kohë të pjesshme në Spitalin Memorial të Mbretëreshës Victoria në Welwyn, Hertfordshire”, u shpreh ai.

Mjeku, i cili emigroi në Mbretërinë e Bashkuar nga Nigeria, u tërhoq nga posti i tij si drejtor i Spitalit Princesha Alexandra NHS Trust në 2016 pas një karriere tejet të suksesshme.

SHKARKO APP