U lajmërua për mobilizim? Kremlini e përgënjeshtron: Presidenti s’ka folur

Kremlini zyrtar thotë se një fjalim që supozohej se ishte dhënë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për vendosjen e ligjit ushtarak në tre rajonet e Rusisë në kufi me Ukrainën dhe ku u dha njoftimi për “një mobilizim në shkallë të plotë” ishte “i rremë”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se fjalimi i transmetuar në disa radiostacione më 5 qershor, ku dëgjohej një zë i ngjashëm me atë të liderit rus ishte rezultat i një sulmi kibernetik nga hakerë në disa rajone të vendit. Ai tha se tashmë kanë filluar hetimet për këtë sulm.

Deklarata e Peskovit erdhi disa orë pasi disa radiostacione në Rusi transmetuan atë që u prezantua si një deklaratë nga presidenti Putin, në të cilën u njoftua se forcat ukrainase “të armatosura deri në dhëmbë nga NATO-ja dhe me mbështetjen dhe miratimin e Uashingtonit” pushtuan zonat Kursk, Belgorod dhe Bryansk dhe se në ato zona po vendosej “ligji ushtarak”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?