U largua nga Gjermania, zbulohet pas 1 viti fati dramatik i adoleshentes
Një nxënëse gjermane adoleshente u largua nga vendi i saj për t’iu bashkuar ISIS-t u gjet e vetme, e lënduar dhe duke bërtitur për ndihmë nga një ushtar iranian. Vajza dyshohet se mbahej si skllave seksi.
Linda Wenzel, 16 vjeç, u shfaq e papastër dhe e gjakosur nga një shtëpi e bombarduar në Mosul këtë javë, një vit pasi u zhduk nga shtëpia e saj pranë Drezdenit, Gjermanisë Lindore.
Fotot treguan momentin dramatik që u kapën nga ushtarët irakianë në rrënojat e qytetit të dytë më të madh të shkatërruar nga lufta në Irak.
Një nga burrat i tha gazetës “Bild” se ai dhe shokët e tij mendonin në fillim se ajo ishte një skllave seksi e grupit Yazidi.
Duke e përshkruar momentin kur e gjetën, ai tha: “Kemi hyrë në një shtëpi të shkatërruar, e cila më parë ishte nën zjarr. Atje kemi dëgjuar dikë që bërtet për ndihmë. Ishte vajza, ajo ishte e vetme, e plagosur në krahun e majtë dhe gjoks, e shtrirë në dysheme”.
Ai tha se rrobat e saj ishin të ndyra dhe rreth qafës së saj ajo mbante një shall të trashë, të cilën ajo mund të përdorte edhe si shami.
Ajo u gjet së bashku me pjesëtarët e frikshme femra të policisë së grupit terrorist.
“Ne luftuam në qytetin e vjetër të premten e kaluar dhe çlirova më shumë shtëpi,” thotë ai. Në atë kohë, në qytet kishte ende disa qindra luftëtarë të ISIS.
Komandanti i kërkoi irakianëve të tjerë të pranishëm nëse e njihnin vajzën. Por ata asnjë nuk u përgjigj.
“Një nga komandantët tanë mund të flasë disa fjalë gjermane. Pastaj ajo u përgjigj menjëherë”.
Linda tani është me personelin e sigurisë në Bagdad dhe zyra e jashtme gjermane mbetet në kontakt me ta. Vajza u largua nga Gjermania në një aeroplan më 1 korrik të vitit të kaluar për t’u bashkuar me ISIS.
E reja, e cila ishte një “studente e shkëlqyer”, thuhet se u bë e vetmuar dhe e tërhequr pasi prindërit e saj u divorcuan.
Ajo u largua nga vendi duke përdorur pasaportën e nënës dhe fluturoi nga Berlini në Turqi përpara se të hynte në Siri.


KOHA JONË SONDAZH

