U largua nga kompania, si hakmerret punëtori ndaj presidentit Trump

Profili i presidentit amerikan, Donald Trump, në rrjetin social “Twitter” (@realdonaldtrump), ishte deaktivizuar dje nga një punëtor i kompanisë, i cili ishte larguar nga firma. Profili ishte deaktivizuar për 11 minuta e pastaj është funksionalizuar përsëri, ka njoftuar rrjeti social “Twitter”.

Ata që kanë hyrë në faqen e zotit Trump për një periudhë të shkurtër e kanë parë vetëm mesazhim “shprehim keqardhje, por kjo faqe nuk ekziston”.

Kompania tha se po zhvillohen hetime të brendshme lidhur me këtë çështje, në mënyrë “që kjo të mos ndodhë përsëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Trump është aktiv në rrjetin social “Twitter”, ku ka 41.7 milionë ndjekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?