U ndërtua për 36 ditë, Putin përuron spitalin për të prekurit me Covid-19
Presidenti rus, Vladimir Putin, përuroi përmes një videokonference. një spital të ri për të prekurit nga koronavirusi në Moskë.
Spitali, i cili është ndërtuar nga themelet brenda 36 ditësh, ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe do të ketë një kapacitet pritës për 800 pacientë, që nënkupton 300 pacientë më shumë sesa ishte parashikuar.
Spitali u ndërtua nga mijëra punëtorë, së bashku me një godinë ushtarake me një kapacitet prej 60 shtretërish në Nizhny Novgorod.
“Të dyja qendrat u ndërtuan nga fillimi për një kohë të shkurtër, vetëm disa javë, gjë kjo e paprecedentë.”, deklaroi Putin.