U nxorr pas 65 orësh nga rrënojat dhe i përloti të gjithë, dalin pamjet nga spitali të Elifit të vogël

Ministri i Shëndetësisë në Turqi ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes shëndetësore së vajzës trevjeçare Elif Perinçek.

Vajza e vogël u nxor e gjallë nga rrënojat e një godine që u shemb nga tërmeti, pas 65 orësh.

Ministri Koca u shpreh: “Ajo është e vetëdijshme dhe nuk ka dëmtime serioze të muskujve apo fraktura. Është duke u trajtuar në kujdesin intensiv pasi ka ndenjur pa lëvizur për një kohë të gjatë nën gërmadha. Edhe dy motrat e saj më të mëdha janë në gjendje të mirë.”

Së fundmi kanë dalë edhe pamjet e saj nga spitali pas trajtimit mjekësor. Dulet se vogëlushja është shumë mirë nga gjendja shëndetësore.

Nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, dhe motrat e saj binjake, 10-vjeçaret Elzem and Ezel, ishin po ashtu mes të shpëtuarve pas tërmetit. Ndërsa, vëllai i saj i madh, 7-vjeçari Umut, nuk arriti t’ia dalë mbanë.

Po ashtu, ministri njoftoi se 14-vjeçarja İdil Şirin gëzon shëndet të mirë.

SHKARKO APP