U përdhunua nga nipi i mitur/ 71-vjeçarja: E ndjeva nga era, më mirë të vdes sesa të jetoj me këtë turp

Ngjarja e tmerrshme që ka tronditur Serbinë, është se një 17-vjeçar dyshohet që ka përdhunuar gjyshen e tij. Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, ndërsa i mituri akuzohet se ka kërcënuar, përdhunuar dhe rrahur 71-vjeçaren. 17-vjeçari përballet me mundësinë e 10 viteve burg, ndërkohë që mediat serbe raportojnë se i mituri ka qenë nën efektin e alkolit në momentin e kryerjes së krimit.

Rrëfimi tronditës

Isha duke fjetur dhe ai hyri në dhomë rreth orës 2 pas mesnate. Ai erdhi tek unë dhe më vuri një jastëk në fytyrë. U përpoqa të mbrohesha, por ai më rrahu. Goditi fytyrën, trupin, duart. Fytyra më ishte gërvishtur. E pyeta se kush ishte, ai heshti dhe e dija që ishte nipi im. Ndjeva erën e keqe dhe erën e fortë të tij, sepse punonte në arë dhe në hambar. I ndjeva duart e tij. E kuptova që ishte ai.

Ai doli nga shtëpia dhe shpejt dëgjova trokitje në grila. Mezi u ngrita dhe shkova në kuzhinë për të marrë ujë dhe sheqer që të mblidhja veten. Pas pak minutash, nipi hyri i qetë në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe më pyeti se çfarë po bëja dhe përse isha zgjuar e nuk po flija.

I telefonova sime bije, por ajo nuk mu përgjigj. Vajza ma ktheu telefonatën vetëm në orën 5:30 të mëngjesit kur edhe i tregova ngjarjen. Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ardhur për 18 minuta dhe ai është arrestuar edhe pse tentoi të arratisej,

Imagjinoni të përdhunoheni nga nipi juaj. Më mirë të kisha vdekur sesa të jetoj me një përdhunim nga nipi im! Nuk më duhet më jeta. Policia më mori pizhamet, më mori të gjitha rrobat. Shkova edhe te gjinekologu, më bënë analizat, të gjitha për të vërtetuar se këtë ma bëri nipi. E gjora unë. Dua të shes shtëpinë dhe të zhdukem nga turpi.

SHKARKO APP