U përpoq, por nuk ia doli…(FOTO)

Një e re është hedhur nga shkëmbinjtë në Antalja të Turqisë pasi ishte grindur me të dashurin. Gjithçka është fotografuar sekondë pas sekonde nga fotoreporterët. Sipas Agjencisë së lajmeve “IHA”, 23-vjeçarja S.Y. mbërriti rreth orës 11:00 (me orën lokale) në bregdet, ku nisi të pinte alkool dhe fliste me zë të lartë në telefon.

Njerëzit që e panë në gjendje të rënduar psikologjike njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti pa vonesë. Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë u përpoqën ta bindnin të largohej nga shkëmbinjtë, por më kot.

Më pas ndërhynë punonjësit e shëndetësisë, nga të cilët e reja kërkoi birra. Megjithëse ia plotësuan kërkesën, e reja sërish e lëshoi veten nga shkëmbinjtë. Punonjësi i shëndetësisë në përpjekje për ta shpëtuar e kapi vajzën nga bluza, por nuk ia doli ta mbante. Media turke raporton se 23-vjeçarja ra nga një lartësi rreth 30 metra me shpinë në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë rrezik për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?