U prangos pas rikthimit në Rusi, lideri i opozitës Navalny do të qëndrojë nën arrest për 30 ditë

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka para një luftë me drejtësinë e vendit të tij dhe për 30 ditë ai do të qëndrojë në masë arresti në burg.

Navalny u arrestua sapo mbërriti në Rusi për herë të parë pas helmimit me Novichok. Saktësisht Navalny akuzohet nga prokurorët për shkelje të lirimit me kusht. Drejtësia ruse do të vendosë deri më 15 shkurt nëse dënimi me kusht 3.5 vite për Navalny do ta rikthejë figurën e shquar ruse në burg, apo do të vijojë i lirë.

Edhe kësaj here ai ka akuzuar drejtpërdrejt Kremlinin, teksa i ka bërë thirrje rusëve të ngrihen në protesta.

SHKARKO APP