U prek nga ethet, Bill Klinton përfundon në spital

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton doli nga spitali në Uashington, DC, ku po i nënshtrohej testimit dhe vëzhgimit pasi u prek nga ethet, tha zëdhënësi i tij. “Presidenti është mirë”, tha Angel Urena, zëvendës shef i stafit të Clinton, duke shtuar se ish-presidenti shpreson të jetë në shtëpi deri në Krishtlindje. ”Ai mbetet në humor të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr”.

SHKARKO APP