U raportua për ma*akër, Al Jazeera: S’ka prova se foshnjave izraelite u janë prerë k*kat

Lufta Izrael-Hamas ka prodhuar lajme të frikshm,e. Tre ditë më parë u raportua për foshnje dhe fëmijë me koka të prera në komunitetin Kfar Aza të Izraelit. Pas këtij lajmi ishte dhe presidenti amerikan Joe Biden i cili shprehu publikisht indinjatën e tij ndaj militantëve të Hamasit. Lajmi i tmerrshëm u përhap në mediat botërore brenda disa orësh duke tronditur publikun.

“Por raportet e mëvonshme zbuluan se asnjë prerje koke e tillë nuk është verifikuar nga ndonjë burim izraelit apo ndërkombëtar ndoshta sepse ato nuk kanë ndodhur kurrë. Ky ishte vetëm një incident i raportimeve të rreme që u përhapën në sferën publike përmes mediave për të denigruar armiqtë dhe për të mbështetur aleatët e dikujt. Mijëra raporte të tjera të rreme si ky qarkullojnë çdo ditë në media edhe pse jo domosdoshmërisht aq të egra, ose të përhapura nga njerëz të tillë, në kulmin e një konflikti intensiv në Palestinë dhe Izrael që ka polarizuar opinionin global”, thuhet në një artikull të Al Jazeera.

Mediat në mbarë botën morën shpejt raportin e i24News dhe zëdhënësi i kryeministrit izraelit tha se foshnjat “me kokat e tyre të prera” ishin gjetur. CNN, ndër të tjera, raportoi prerje kokash dhe “ekzekutime të stilit të ISIS”. Kur gazetarët pyetën një zëdhënës të ushtrisë izraelite për historinë, përgjigja ishte: “Ne nuk mund ta konfirmojmë, por ju mund të supozoni se ka ndodhur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?