U rrëmbye 43 vjet më parë, nëna: Djali im është sheiku Mohammed Al Habtoor
Mauro Romano u rrëmbye në Salento në vitin 1977, kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas kaq shumë vitesh e ëma e tij beson se e ka gjetur atë dhe djali i saj është Sheik Mohammed Al Habtoor, sot 52 vjeç, dhe zyrtarisht pasardhës i manjatit Khalaf Al Habtoor. “Shpresoj se është ai sepse kjo do të nënkuptojë se është akoma gjallë dhe se askush nuk e ka vrarë atë”, shprehet Bianca Colaianni.
Nëna e Mauros thotë se e dalloi atë pas një foto mes aktores Manuela Arcuri dhe manjatit të Dubait dhe e njohu atë falë dy shenjave, njëra në vetull, tjetra në dorën e djathtë. Për të qenë i sigurt se është ai, do të jetë e nevojshme të ekzaminohet ADN-ja por deri më tani sheiku ka refuzuar.
Familja e Romanos, nuk dorëzohet dhe synon të shkojë personalisht në Dubai dhe për këtë çështje. Prindërit e Mauros nuk kanë ndalur kërkimet që nga dita e zhdukjes së tij në Lecce, më 21 qershor të vitit 1977.
Falë këmbënguljes së tyre, hetimet çuan në kapjen e rrëmbyesit, një mik i familjes të cilin Mauro e quante xhaxha. Ditën e zhdukjes, ai e mori Mauron dhe e dorëzoi te dy individë, të panjohur deri më sot, të cilët më pas e morën vogëlushin me forcë, duke bërë që të gjitha gjurmët e tij të zhdukeshin.