U rrëmbye dhe iu shit trafikantëve të seksit, vret veten 15-vjeçarja
Një vajzë 15-vjeçare që u rrëmbye dhe iu shit trafikantëve të seksit, ka vrarë veten.
Leticia ‘Letty’ Serrano vdiq në krahët e babait të saj në Teksas dy vote pasi u shpëtua nga një rrjet trafikimi seksual.
Babai i saj, Mariano Serrano tha se ajo nuk ishte në gjendje të shkëputej nga burri që ishte përgjegjës për trafikimin e saj.
“Donte të ishte me të. Por gjithashtu nuk donte të dëmtonte familjen e saj,”-tha ai për Fox 26.
Trafikanti raportohet se e rrëmbeu pranë Shkollës së Mesme Marshall në North Houston në 2017.
Prindërit e saj e kërkuan por nuk arritën ta gjenin.
Menjëherë lajmëruan policinë që arrestoi trafikantit e vajzës.
Pas disa ditësh Letty u lëshua nga rrëmbyesi e saj, por ajo ikte nga shtëpia për të qenë me të.
Familja e 15-vjeçares beson se trafikanti punonte për burra të tjerë që e drogonin dhe e shisnin Lettyn për seks.
Babai i saj tha se ajo trafikohej në shtëpi të mbushura me drogë, aty ku u gjet edhe nga familja e saj.