U tha se është në koma, udhëheqësi i Koresë së Veriut shfaqet në mediat vendase

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un rishfaqet në publik pas spekulimeve të ditëve të fundit që ndodhet në koma.

Kim Jong-un ka folur në televizionin shtetëror gjatë një takimi të Byrosë Politike të zgjeruar, i kryesuar për t’u përballur me Covid-19 dhe ardhjen e tajfunit të fuqishëm Bavi.

Ditët e fundit mediat e huaja raportuan se Kim Jong-un është në gjendje kome ndërsa Koreja e Veriut përgatitet t’i dorëzojë pushtetin motrës së tij.

Chang Song-min, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson që 36-vjeçari është në gjendje kome. Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.

Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në ditën e ditëlindjes së gjyshit, gjë të cilën nuk e kishte bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit.

SHKARKO APP