U vaksinua me “AstraZeneca”, vdes qytetari në Norvegji. Ja çfarë thonë autoritetet
Një qytetar ka humbur jetën në Norvegji pak pasi kishte marrë dozen e vaksinës nga “AstraZeneca”.
Sipas autoriteteve vendase, shkak është bërë mpiksja e gjakut, hemoragjia dhe numri i ulët të trombociteve.
“Të Shtunën më 13 Mars, Instituti Kombëtar Norvegjez i Shëndetit Publik dhe Agjencia Norvegjeze e Barnave konfirmuan se tre persona të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca ishin pranuar në (spitalin) Rikshospitalet me raste të rënda të mpiksjes së gjakut, gjakderdhje dhe numër të ulët të trombociteve”, thuhet në deklaratën e agjencisë, raportojnë mediat vendase.
“Është konfirmuar se një nga tre pacientët, fatkeqësisht tani ka vdekur. Rastet paraqesin një pamje të rrallë të sëmundjes. Ata kanë një kombinim shumë të pazakontë të numrit të ulët të trombociteve, mpiksjes së gjakut në enë të vogla dhe të mëdha dhe gjakderdhje”, thonë autoritetet norvegjeze.
Agjencia tha se Norvegjia nuk kishte parë kombinime të ngjashme të simptomave me vaksinat e tjera.
Pak më herët, shtete si Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan pezullimin e përdorimit të kësaj vaksine.