“Bosët e botës”, bëhen refugjatë, ndodh e papritura

Një artist sirian po nxjerr në pah gjendjen e njerëzve me një seri pikturash të mrekullueshme që tregojnë disa prej udhëheqësve më të fuqishëm në botë të pikturuar si refugjatë të pafuqishëm. Të braktisësh pozitat institucionale, protokollet dhe vizitat ndërkombëtare për t’u vënë në petkun e refugjatëve.

Që nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, Presidenti Sirian Bashar al Assad si dhe Presidenti Rus Vladimir Putin, janë pikturuar si individë të trishtuar dhe të varfër përballë përpjekjeve të përditshme të jetës së emigrantëve.

Një pikturë e udhëheqësëve në grup është ajo që flet më shumë, ndërsa të tjerët i përshkruajnë ato në portrete individuale. Pikturat janë pjesë e “Serisë së Vulnerabilitetit”, të piktorit Abdulla Al Omari, i arsimuar në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të heq fuqinë e tyre për ti mos më shërbyer mua dhe dhimbjes sime, por për t’u dhënë atyre udhëheqësve njerëzimin dhe për t’i dhënë audiencës, një pasqyrë se çfarë mund të arrijë fuqia e cënueshmërisë”, tha Al Omari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portrete individuale në serinë përfshijnë një Trump të çrregullt që mban një fëmijë të lodhur dhe një portret familjar, një Angela Merkel e rrethuar nga pulat dhe ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, veshur si një njeri i pastrehë.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?