Udhëheqësit e Maltës larg funeralit të gazetares Daphne Caruana Galizia
Krerët e Maltës nuk do të marrin pjesë në varrimin e gazetares investigative të vrarë në një sulm me makinë, pasi familja e saj kundërshtoi praninë e tyre.
Zyra e presidentes Marie-Louise Coleiro Preca tha nëpërmjet një pale të tretë që prania e saj në ceremoni nuk ishte e dëshiruar nga familja e gazetarit.
Gjithashtu një zëdhënës i kryeministrit Joseph Muscat tha: “Familja e ka bërë të njohur gjerësisht se nuk dëshiron që autoritetet shtetërore të marrin pjesë ceremoninë e varrimit.”
Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, e njohur për blogun e saj ku akuzonte politikanët më të lartë të korrupsionit, vdiq muajin e kaluar në një shpërthim që tronditi vendin.
Funerali i saj do të mbahet në Mosta të premten.
Ekzekutivi i BE i ka kërkuar autoriteteve malteze të gjejnë vrasësit barbarë.
Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë edhe FBI, po ndihmojnë në hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qeveria ka ofruar shpërblim prej € 1 milion për informacion rreth vrasjes së saj.
E premtja është shpallur ditë zie kombëtare për funeralin e gazetares.
KOHA JONË SONDAZH

