Udhëheqësit europianë dhe Biden bisedojnë për një ”fillim të ri”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen dhe nga ana tjetër Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndetën “fillimin e ri” të marrëdhënieve më të mira midis BE-së dhe SHBA-ve. Këta të fundit, gjatë një bisede telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Van der Leyen tha se gjatë një bisedës ajo e përgëzoi Bidenin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. “Ky është një fillim i ri për partneritetin global midis BE-së dhe SHBA-së”, shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se “bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së mund të kontribuojë në formimin e një agjende globale të bazuar në bashkëpunim, multilateralizëm, solidaritet dhe vlera të përbashkëta”.

Më 24 nëntor, administrata aktuale amerikane filloi procesin e tranzicionit dhe njohu Bidenin si presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Ky proces filloi 21 ditë pas zgjedhjeve presidenciale. Biden tashmë ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet midis Brukselit dhe Uashingtonit u përkeqësuan pasi presidenti, Donald Trump, ndër të tjera, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës. Raportet ishin të tensionuara edhe për një sërë çështjesh, përfshirë ato tregtare dhe politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?