Udhëtonte me 115 kile hashash në makinë, kapet shqiptari

Një shqiptar 25-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Milanos pasi është kapur me mbi një kuintal hashash në makinë.

I riu, rezident në Bolzano, pa precedentë, u ndalua për një kontroll dje paradite teksa drejtonte makinën Peugeot të regjistruar në emrin e një shqiptari tjetër, 28 vjeç, banues në Rimini, i dënuar për krime të lidhura me drogën e për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Pikërisht emri i pronarit të makinës i bëri të dyshonin karabinierët, të cilët vendosën të kontrollin veturën, brenda së cilës gjetën 115.2 kile hashash.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Monzas.

SHKARKO APP