Anatoli Gritsenko: “Ukraina duhet të kryejë sulme terroriste në Rusi”

Ish-ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Anatoli Gritsenko, i ka kërkuar Kievit që të zhvillojë sulmet e veta terroriste në Rusi në përgjigje të sulmeve me bomba të makinave që kanë si synim zyrtarët ukrainas.

Ish-ministri akuzoi Moskën se ka udhëhequr sulmin ndaj kolonelit Maksim Shapoval, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, i cili u vra nga një shpërthim bombe në makinën e tij javën e kaluar. Gritsenko tha se ajo çfarë po ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë është “luftë”.

“Kjo nuk është vrasja e parë e tillë demonstrative dhe e ndezur e zyrtarëve ukrainas, oficerëve tanë më të mirë”, tha ai, duke iu referuar një bombe në Mariupol në muajin mars, ku u vra zyrtari i kundërzbulimit, Aleksandr Kharaberyush.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse kjo është me të vërtetë një luftë, dhe jo vetëm një lojë për presidentin [e Ukrainës Petro Poroshenko], kjo do të thotë se për çdo makinë që rrëzohet në Kiev apo Mariupol, dy makina duhet të hedhim në erë në Taganrog apo Moskë “, tha Gritsenko, i cili ishte ministër i mbrojtjes i Ukrainës midis viteve 2005-2007.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet për të dy shpërthimet në Ukrainë janë ende në proces, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe asnjë arrestim.

Në qershor, OKB tha se numri i të vdekurve nga konflikti në lindje të Ukrainës ka ttejkaluar 10,000 njerëz me rreth 24,000 të lënduar.

Kievi dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për mbështetjen e rebelëve në Ukrainën lindore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?