Ukraina fton Papën për vizitë

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal tregon se ka ftuar Papa Françeskun ta vizitonte Ukrainën dhe i kërkoi atij ndihmë për riatdhesimin e mijëra fëmijëve të dërguar në Rusi ose në tokat e pushtuara nga Rusia që nga nisja e luftës vitin e kaluar.

Kryeministri Shmyhal tha në një konferencë shtypi në Romë se ai kishte zhvilluar bisedime me Vatikan dhe kishte diskutuar për kërkesat e Kievit për paqe për t’i dhënë fund luftës 14-mujore të Rusisë në Ukrainë.

“I kërkova shenjtërisë së tij ndihmë për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas që po mbahen, arrestohen, deportohen në Rusi në mënyrë kriminale”, tha ai.

SHKARKO APP